Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka publikuar në rrjetet sociale disa foto nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor i mbajtur ditën e djeshme në Tiranë.
Ajo shkruan se Bashkimi Europian është i fokusuar në procesin e zgjedhimit dhe integrimit rajonal.
“Ne mbetemi plotësisht të fokusuar në procesin e zgjerimit dhe në integrimin rajonal. Ky vit ka parë shumë progres. Ne po afrojmë sistemet tona të migracionit dhe drejtësisë.
Dhe ne po investojmë në rininë. Në brezat e ardhshëm të evropianëve në Ballkanin Perëndimor.”- shkruan Von der Leyen.
We remain fully focused on the enlargement process and on regional integration.
This year has seen a lot of progress.
We are bringing our migration and justice systems closer.
And we are investing in youth.
In the next generations of Europeans in the Western Balkans. pic.twitter.com/2kQsv6r0SP
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) December 6, 2022
Në një tjetër postim, ajo thotë se BE dhe Ballkani Perëndimor të dyja përballen me të njëjtat sfida.
“BE dhe Ballkani Perëndimor përballen me të njëjtat sfida energjetike. Pra, ne po u ofrojmë partnerëve tanë të njëjtat zgjidhje. Mbështetje për më të cenuarit dhe investime për të përmirësuar elasticitetin e sistemeve energjetike. Të dy janë në rrugën e duhur.”- thekson presidentja e KE-së ndërsa shpërndan një video nga konferenca me gazetarët.
Von der Leyen foli për paketën e ndihmës ekonomike që Bashkimi Evropian ka parashikuar për Ballkanin Perëndimor. Ajo tha se kjo paketë 1 miliardë euro është e ndarë në dy pjesë, ku 500 milionë do të shkojë si ndihmë për bizneset dhe familjet, ndërsa pjesa tjetër do të shkojë për infrastrukturën dhe energjinë e gjelbër.
The EU and the Western Balkans face the same energy challenges.
So we are offering our partners the same solutions.
Support to the most vulnerable and investments to improve the resilience of energy systems.
Both are on track ↓ https://t.co/KgrxxW8GEn
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) December 6, 2022