Vendosni fjalën kyçe....

18 kompani telekomunikacioni firmosen marrëveshjen për roaming me BE, vetëm 4IG nga Shqipëria


Tetëmbëdhjetë operatorë telekomunikacioni nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Ballkani Perëndimor (BB) nënshkruan Deklaratë Roaming që mundëson uljen e tarifave të roaming midis BE-së dhe BB-së që nga 1 tetori 2023 në Samitin BE-BB në Tiranë më 6 dhjetor.

Tarifat e roaming do te ulen duke nisur që nga vjeshta e vitit 2023 për t’i njehsuar në vitin 2027.

Deklarata zyrtare që u publikua nga Komisioni Europian cilëson se ulja do të nisë në mënyrë graduale dhe për arritjen e saj do të duhet të bien dakord operatorët e telekomunikacionit që ofrojnë shërbime në territorin e BE. Sipas informacioneve zyrtare mësohet se kishin rënë dakord për këtë proces 18 kompani telekomunikacioni shumica e të. Nga këto një operator 4IG është nga Shqipëria.

18 kompanitë kanë firmosur dhe kanë rënë dakord për të konsideruar uljen graduale të tarifave dhe për të prezantuar opsione tarifore të ulëta.

Ky proces do të udhëhiqet nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal nën nismën e Berlinit, Bashkimi Europian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Vendet e Ballkanit detyrohen që të plotësojnë kriteret e kësaj reforme deri në fund të vitit 2023 thuhet në deklaratën zyrtare posaçme për roamingun.

18 kompanitë firmëtare janë angazhuar duke filluar 1 tetori 2023 të prezantojnë planet e shitjes me pakicë me çmime më të ulëta për përdoruesit e roaming.

Një plan veprimi se di do të veprojë kompanitë do të jetë gati me 1 maj të vitit 2023. Efekti i ulës së tarifave do të nisë nga 1 tetori 2023, duke nisur me tarifa më të ulëta me gigabait.

Secila nga kompanitë që kanë firmosur është e lirë të hyjë në negociata tregtare me operatorë të tjerë për të arritur marrëveshje në përputhje me deklaratën zyrtare. Por secila nga kompanitë është lirë të miratojë plane dhe paketa të ndryshme tarifore. Marrëveshja është objekt rishikimi. Rishikimi i parë do të kryhet në tetor të vitit 2024.

Marrëveshja u firmos përveç kompanisë shqiptare 4IG edhe nga 17 opetarorë të tjerë. Firmetare për roaming ishte A1 Group (Telekom Austria) me prani në Serbi me A1 Srbija doo dhe A1 Makedonia DOOel.

Firmëtare ishin edhe kompanitë si, Boshniakja “BH Telecom Joint Stock Company Sarajevo”, “Telekomi i Kosovës”, “Orange Group (Orange është një nga operatorët kryesorë të rrjetit global të telekomunikacionit dhe ofron shërbim ne 27 vende Europiane), Telekom Srbija Group dhe Yettel Srbija.

Vitin e kaluar vendet e Ballkanit hoqën tarifat roaming me një projekt që u finalizua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal. Majlinda Bregu drejtuese e Këshillit tha se, numri i përdoruesve të roaming në Ballkanin Perëndimor u rrit me 100% këtë vit krahasuar me gjysmën e dytë të vitit 2021. Numri i minutave të kryera në thirrjet zanore dalëse u rrit deri në 237%, ndërsa thirrjet zanore hyrëse u rritën deri në 173%. Në të njëjtën kohë, vëllimi i trafikut të të dhënave u rrit deri në 459%.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor