Një aksident i frikshëm është regjistruar sot në Kosovë, në rrugën Arllat Malishevë. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, ku një furgon është përplasur me një makinë e cila është ndarë në dysh.
Si pasojë e aksidentit raportohet se ka humbur jetën një person, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Ndërkohë flitet se ka disa persona të plagosur.
“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Arllat – Malishevë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona, një prej tyre nuk kanë arritur të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.”- ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësja e Policisë për rajonin e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.
Më poshtë janë pamjet e publikuara nga mediet në Kosovë, ku shihet makina që është ndarë në dysh, pasi përplasja ka qenë shumë e fortë.