Vendosni fjalën kyçe....

BE-së i mungojnë ‘aftësitë e mbrojtjes’ – Qahet Borrell


BE-ja duhet të fillojë të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj, tha në një konferencë shefi i politikës së jashtme Josep Borrell, duke njoftuar se shpenzimet totale nga vendet anëtare do rriten me 70 miliardë euro gjatë tre viteve të ardhshme.

Duke folur në forumin ‘Investimi në mbrojtjen evropiane’ të enjten, Borrell, i cili gjithashtu drejton Agjencinë Evropiane të Mbrojtjes (EDA), u bëri thirrje vendeve evropiane të bashkëpunojnë më shumë për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse në interes të përbashkët të sigurisë së bllokut.

Ata gjithashtu duhet të shikojnë përtej konfliktit të tanishëm në Ukrainë dhe të parashikojnë ‘kërcënimet e ardhshme’.

Borrell tha se shpenzimet e shteteve për mbrojtjen kishin tejkaluar nivelin e 200 miliardë eurove në vitin 2021 për herë të pare.

“Pas Luftës së Ftohtë, ne i zvogëluam forcat tona ushtarake pa bashkërendimNa mungojnë aftësitë e mbrojtjes. Duhet ta kompensojmë këtë në vijim për të mbushur boshllëqet e shpenzimeve të pakta.” – tha zyrtari i lartë evropian.

Kryediplomati tha se duhet gjetur një ekuilibër midis përgjigjes ndaj nevojave të tanishme dhe përgatitjes për kërcënimet e ardhshme. Këto kërcënime janë ‘afër dhe ka të ngjarë të përkeqësohen’ tha ai.

BE-ja ka dhënë rreth 2.5 miliardë dollarë armë për Ukrainën që nga fillimi i ofensivës ruse në shkurt.

Transferimet e vazhdueshme të armëve në Ukrainë i kanë bërë rezervat e shumicës së vendeve të NATO-s të pakta, sipas një raporti të Neë York Times muajin e kaluar, i cili tha se kombet më të vogla të bllokut kishin ‘shteruar potencialin e tyre’.

Politico raportoi javën e kaluar se Franca jozyrtarisht pranoi se i ka mbaruar armët për t’i dërguar Kievit për shkak të gjendjes së furnizimeve të saj, ndërsa Gjermania gjithashtu përballet me një mungesë prej 20 miliardë eurosh në municione.