Vendosni fjalën kyçe....

Deputetja letoneze punëson një shtrigë si ndihmëse


Deputetja letoneze Nataļja Marcenko-Jodko ka punësuar një magjistare dhe ‘shëruese’ të shquar vendase si ndihmëse të saj, tregojnë të dhënat në faqen e internetit të parlamentit të vendit. Emri i saj është Sanita Petere, por ajo njihet më shpesh si ‘Shtriga e Bardhë’.

Duke iu përgjigjur mediave letoneze, Petere këmbënguli se parlamenti i vendit – Saeima – ishte vendi i duhur për një grua në linjën e saj të biznesit.

“A nuk mund të jetë një shtrigë në Saeima?” – tha ajo.

“Mendoj se jemi shumë të rëndësishëm dhe të dobishëm në politikë”, duke shtuar se shumë nga ‘kolegët’ e saj janë aktivisht të përfshirë në jetën politike të vendit.

Asistentja e deputetes së re nuk është e panjohur për politikën, pasi ka kandiduar pa sukses për në parlament dhe është nominuar më herët për postin e ministres së Mirëqenies nga Partia Për Stabilitet.

Petere është ndoshta më e njohur në vend si një mjeke e vetëquajtur dhe praktikuese e litoterapisë. ‘Terapia’, e njohur gjithashtu si ‘shërimi i kristalit’, është një praktikë e mjekësisë alternative që përdor gurë dhe kristale të ndryshme gjysmë të çmuar gjoja për të transformuar aurën e trupit, duke nxjerrë jashtë energjinë e keqe dhe duke e zëvendësuar atë me të mirë.