Vendosni fjalën kyçe....

Dy ditë pas sulmit në protestë, Berisha me syze dielli në takimin me ish-presidentin kroat


Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka pritur në një takim ish-Presidentin kroat, Stipe Mesiç i cili ndodhet sot në Tiranë.

Ky takim vjen vetëm dy ditë pas dhunës së ushtruar në protestën e 6 dhjetorit, dhe Berisha shihet se ka vënë syze dielli duke mbulluar një pjesë të të nxirës së mbetur nga dhuna.

Ish-kryeministri i ka treguar ish-presidentit Mesiç për incidentin, duke thënë se ishte sulmuar nga një informator i policisë kriminale.

“Personi i zgjedhur që do më godiste është informator i policisë kriminale, me të cilin është marrë një nga figurat më të zeza të historisë së shtetit shqiptar.”– u shpreh Berisha.

Ai foli edhe për një tjetër zhvillim të ditëve të fundit, shembjen e ‘Prestige Resort’.

“I vendosën 70 kg tritol një hoteli shumë të bukur, vetëm e vetëm për ta poshtëruar atë në prag të Samitit. Mendonte se zhurma e samitit do ta shuante atë.”– tha ai.