Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Lartë e SHBA-së dëgjon çështjen historike LGBTQ


Gjykata e Lartë e SHBA po dëgjon rastin e një dizajnerja e faqeve të internetit nga Kolorado, e cila pretendon se është e drejta e saj kushtetuese të mos punojë në projekte që reklamojnë e nxisin martesën e të njëjtit seks.

Vendimi më në fund mund të përcaktojë nëse ligji për të drejtat civile tejkalon të drejtën e amerikanëve për lirinë e fjalës.

Çështja, e dëgjuar të hënën, filloi disa vite më parë kur dizajnerja e uebit Lorie Smith u përpoq t’u ofronte klientëve të saj faqe interneti dhe grafika me porosi për dasma, sipas një raporti të paraqitur nga avokatët e saj.

Përmbledhja vuri në dukje se ndërsa Smith ‘punon me klientët pavarësisht nga raca, besimi, orientimi seksual ose gjinia’, ajo është një e krishterë e devotshme dhe do refuzojë punët që bien ndesh me besimet e saj fetare.

Ajo shkroi një mesazh në faqen e saj duke shpjeguar se do krijonte faqe me porosi vetëm për persona që bëjnë martesa heteroseksuale, pasi në të kundërtën do ‘tregonte një histori rreth martesaveqë bien në kundërshtim me historinë e vërtetë të martesës sipas besimit të saj’.

Sipas Aktit Kundër Diskriminimit të Kolorados 2015, Smith-it iu ndalua të postonte këtë mesazh. Avokatët e saj argumentojnë se ligji i shtetit shkelte të drejtën e saj për fjalën e lirë dhe ushtrimin e lirë të fesë, të cilat të dyja mbrohen nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës së SHBA.

Si i tillë, një vendim në favor të Smith mund të çojë në anulimin e ligjeve të ngjashme kundër diskriminimit në rastet e ardhshme. Në një rast të ngjashëm në vitin 2018, Gjykata e Lartë mbajti anën e bukëpjekësit të krishterë Jack Phillips, nga Kolorado, i cili refuzoi të gatuante një tortë për një martesë homoseksuale.