Vendosni fjalën kyçe....

Pas Martinez të Belgjikës, Botërori i Katarit ‘i ha kokën’ një tjetër trajneri


Federata e Futbollit të Spanjës ka reaguar ndaj largimit tronditës nga Botërori i Katarit pas humbjes ndaj Marokut të martën duke shkarkuar trajnerin e kombëtares Luis Enrique.

Ish-trajneri 55-vjeçar i Barcelonës mori drejtimin e skuadrës spanjolle gjatë dy periudhave, e para midis korrikut 2018 dhe marsit 2019, pas së cilës ai dha dorëheqjen për arsye personale përpara se të rimarrë detyrën në nëntor 2019.

“RFEF dëshiron të falënderojë Luis Enrique dhe stafin që ka qenë në krye të ekipit kombëtar gjatë viteve të fundit.” – tha Federata e Futbollit e Spanjë në një deklaratë të shkurtër të enjten.

Ajo shtoi se një ‘projekt i ri’ do fillonte së shpejti ndërsa pak më vonë u konfirmua se pasardhësi i Enrique do ishte Luis de la Fuente, një trajner i vjetër i ekipeve spanjolle të të rinjve.

Enrique arriti ta kualifikojë me lehtësi Spanjën duke kryesuar grupin eliminator, menjëherë pasi udhëhoqi Spanjën në gjysmëfinalen e Euro 2020.

Megjithatë, forma e tyre e kualifikimit sigurisht që nuk u shfaq në Kupën e Botës, me Spanjën që regjistroi vetëm një fitore të vetme në Grupin E dhe përfundoi në vendin e dytë në grup, pas Japonisë.