Vendosni fjalën kyçe....

“Sakrifikova gjithçka për t’u bashkuar me gruan time” – Çfarë thotë princi Harry në dokumentarin e publikuar në “Netflix”


Në dokumentarin e publikuar nga “Netflix”, Duka i Sussex ka përshkruar se si ai sakrifikoi “gjithçka” për t’u bashkuar me gruan e tij “në botën e saj”.

Siç shkruan BBC, princi Harry tha se Meghan “sakrifikoi gjithçka që dinte ndonjëherë, lirinë që kishte, për t’u bashkuar me mua në botën time”. Dhe më pas i ra atij të bënte të njëjtën gjë.

Tre episodet e para të serialit gjashtëpjesësh të titulluar “Harry & Meghan” u publikuan të enjten. Buckingham Palace nuk i është përgjigjur ende pretendimeve në dokumentar.

Gjatë episodit të parë, Harry dëgjohet duke thënë: “Kjo ka të bëjë me detyrën dhe shërbimin, dhe ndihem sikur jam pjesë e kësaj familjeje, është detyra ime për të zbuluar këtë shfrytëzim dhe ryshfet që ndodh brenda mediave tona.

Detyra ime është të ruaj familjen time të sigurt. Por natyra e të qenit i lindur në këtë pozicion… dhe niveli i urrejtjes që po ngjallet në tre vitet e fundit veçanërisht kundër gruas dhe djalit tim, unë jam përgjithësisht i shqetësuar, për sigurinë e familjes sime”.

Harry e përshkruan lidhjen e tyre si një histori të madhe dashurie.

Ai shton: “Ajo sakrifikoi gjithçka që dinte ndonjëherë, lirinë që kishte, për t’u bashkuar me mua në botën time. Dhe shumë shpejt pas kësaj përfundova duke sakrifikuar gjithçka që di për t’u bashkuar me të në botën e saj.”