Miliarderi George Soros ka lidhje financiare me të paktën 253 organizata mediatike në mbarë botën, duke e ndihmuar atë të formësojë opinionin publik dhe të izolohet nga kritikat, ka zbuluar një studim i ri nga një grup vëzhgues konservator amerikan.
92-vjeçari, donatori më i madh i Amerikës për kandidatët politikë demokratë dhe kauzat liberale, ka krijuar lidhje me organet e shtypit dhe organizatat aktive mediatike duke i financuar ato përmes grupeve të tij jofitimprurëse, raportoi të martën Qendra e Kërkimeve Mediatike (MRC). Marrësit e parave të Soros arrijnë tek lexuesit, shikuesit dhe dëgjuesit në pothuajse çdo cep të botës dhe në shumë gjuhë.
“Soros i tha një herë Neë York Times se ai po punonte për të çuar shtegun e historisë në drejtimin e duhur.” – tha MRC.
Raporti i së martës ishte i pari në një seri prej tre pjesësh që do zbulojë shtrirjen e ndikimit mediatik që ushtron Soros. Pjesa e dytë dhe e tretë do përcaktojnë se sa para ka derdhur aktivisti i lindur në Budapest në organizatat mediatike dhe do identifikojë organet e institucionit që kanë lidhje me ‘carin e propagandës’, tha grupi mbikëqyrës.
Blerja e lidhjeve me organizatat mediatike e ka ndihmuar miliarderin me origjinë hungareze të çojë përpara axhendën e tij të ‘shoqërisë së hapur’ duke nxitur abortin, ekonominë marksiste, antiamerikanizmin, përcaktimin e politikës së jashtme, ekstremizmin mjedisor dhe ‘fanatizmin LGBT’, pretendoi MRC.
“Ndikimi i tij global mediatik është tejet i madh. Këto grupe kanë fuqi të madhe mbi informacionin në politikën ndërkombëtare.”
Midis grupeve është NPR, e cila gjithashtu merr fonde nga taksapaguesit amerikanë. Kompania mori 600,000 dollarë nga fondacionet Soros në vitin 2016, tha MRC. Një tjetër është Project Syndicate, komentet e të cilit janë ribotuar më shumë se 20,000 herë në 156 vende dhe 66 gjuhë vetëm në vitin 2021.
Grupet Soros dhanë gjithashtu të paktën 492,000 dollarë për të financuar Rrjetin Ndërkombëtar të Kontrollit të Fakteve të Institutit Poynter.
“Rrjeti punon me 100 organizata të ashtuquajtura kontrolluese të fakteve në mbarë botën, duke qenë si një Ministri de facto e së Vërtetës.” – theksoi MRC. Kontrolluesit e fakteve punojnë me Facebook dhe platforma të tjera të mediave sociale për të kufizuar diskutime për çështje të tilla si Covid-19 dhe transgjinorizmi.
“Shumë nga mediat në të cilat Soros ndihmon financimin mbështeten nga kompanitë e mëdha teknologjike dhe gazetarë të tjerë si burime informacioni, ndërsa të tjerat thjesht u bëjnë jehonë fushave të të folurit të krahut të majtë.” – vuri në dukje qendra kërkimore.
Fondacioni kryesor jofitimprurës i Shoqërisë së Hapur të Soros dha të paktën 1.25 milionë dollarë për Projektin Marshall, një grup kundër politikës që liston media të tilla si Neë York Times, NBC Neës, revista Time dhe Associated Press si ‘partnerë botues’ në raportin e saj vjetor.