Policia e Kosovës do rrisë praninë në veri të vendit në ditët në vijim.
Njoftimi është bërë përmes një komunikate për mediat, ku drejtuesit e policisë së Kosovës bëjnë me dije se i kanë të gjitha mundësitë e forcën e duhur për të mbajtur nën kontroll situatën e për të ruajtur rendin, shkruan Koha.
“Prioritet i Policisë së Kosovës është ofrimi i sigurisë për të gjithë qytetarët, andaj duke vlerësuar situatën dhe rrjedhat aktuale në komunat veriore, policia ditëve në vijim do të rris prezencën policore në veri me qëllim të arritjes së objektivave të policisë. Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë dhe analizon zhvillimet në vend, duke bërë vlerësime profesionale në bazë të të cilave ndërmerr masa të nevojshme, të arsyeshme dhe të ligjshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës.” – thuhet në njoftim.
Në komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan, është caktuar të mbahen zgjedhjet lokale më 18 dhjetor. Ndërkaq, zgjedhjet për kuvendet komunale në komunat Zveçan dhe Leposaviq do mbahen më 25 dhjetor.