Vendosni fjalën kyçe....

Adriatik Doçi kallëzon dy prokurorët e SPAK-ut: Kanë fshehur provat për të mbrojtur Arben Ahmetajn


Gazetari Adriatik Doçi ka ngritur një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) kundër dy prokurorëve të kësaj prokurorie.

Kjo sepse sipas gazetarit, prokurorët Eneid Nakuçi dhe Klodian Braho kanë fshehur provat në çështjen e inceneratorit të Elbasanit.

Doçi i akuzon ata për katër vepra penale: shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, zhdukjen e dokumenteve dhe publikim të informacioneve konfidenciale.

“Shtetasit Klodian Braho dhe Eneid Nakuçi, ndaj të cilëve është bërë kallëzimi, me dashje me veprime konkrete dhe në bashkëpunim kanë shpërdoruar detyrën.

Veprimet e marra si, marrja në cilësinë e të pandehurit të të gjithë personave mbi të cilët, rëndon masa e sigurisë personale ‘Arrest me Burg’, vepra për të cilën ata akuzohen dhe janë duke kryer arrestin në kushtet e paraburgimit, sipas akuzës së ngritur nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, janë vendime të marra mbi dyshimin e arsyeshëm. Ndryshe nga sa parashtron akuza, të gjitha vendimet e marra nga dy të kallëzuarit, janë marrë në dhunim të të drejtave të përcaktuara në KEDNJ-es dhe në kundërshtim me ligjin dhe për këtë shkak edhe elementët e anës objektive, të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, veprime që me veprimet apo mosveprimet po pengojnë zbulimin e së vërtetës.”– është motivi ligjor i kallëzimit të paraqitur nga Doçi.

Padinë, gazetari e ka dorëzuar pranë SPAK, Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, pranë KLGJ dhe pranë ILDKP-së.

Sipas Doçit, dy prokurorët kanë vepruar për të mbrojtur ministrin Arben Ahmetaj, ndaj të cilit nuk kanë nisur hetime pavarësisht provave.

Si prova për të mbështetur akuzat e tij, Doçi përmend disa dokumente, e-maile, dhe mesazhe. Gazetari i akuzon dy prokurorët se qëllimisht ata kanë fshehur dhe zhdukur provat e marra nga kompjuteri i administratorit të kompanisë “Albtek Energy”, Klodian Zotos. /Hashtag.al


Kliko këtu për të lexuar padinë