Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, në vendin e njohur si Qafa e Muzinës.
Sipas policisë një automjet me targa greke ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën shoferja Etleva Bejko, 50 vjeçe.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:40 të paradites së sotme.
“Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur Qafa e Muzinës, Sarandë, shtetasja E. B., 50 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip ‘Hyundai’ dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit shtetasja E. B, ka ndërruar jetë, në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.”- tha Policia.