Vendosni fjalën kyçe....

Albana Vokshi fiton gjyqin me Evis Kushin: Tani ministrja të japë dorëheqjen


Deputetja e PD-së Albana Vokshi është shpallur e pafajshme nga gjykata në gjyqin që kishte me ministren e Arsimit Evis Kushi e cila e kishte paditur për shpifje.

Në një deklaratë për mediet jashtë gjykates, Vokshi tha se ministrja Kushi tani duhet të japë dorëheqjen.

“E prisja, gjykata sot foli dhe më shpalli të pafajshme duke rrëzuar padinë e Evis Kushin. Ky është sinjali i parë i mirë që vjen nga drejtësia. Ka ardhur koha që drejtësia të përballen me shantazhet dhe dhunën që ushtron pushteti.

Evis Kushi të japë dorëheqjen sot edhe pas këtij vendimi, ka ardhur koha që shqiptarët të marrin në duart e tyre fatet e tyre dhe të fëmijëve. Shkatërrimi i arsimit nuk ka pasoja vetëm për të sotmen, por për të ardhmen, ndaj ka ardhur dita që të gjithë të bashkohen për të ndalur këtë qeveri të korruptuar, antishqiptare. Ftoj çdo prind, student e të ri, që të bashkohen me përpjekjet tona.”– tha Vokshi.

Deputetja e PD-së ishte paditur nga ministrja për tezat e provimit të maturantëve të cilat dolën në media dhe rrjetet sociale para provimeve.