Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet prokurori special i shtetit të Malit të Zi


Arrestohet prokurori special i shtetit të Malit të Zi, Sasha Çagjenoviç. Siç raporton Vijesti, ai u arrestua mëngjesin e sotëm nga Departamenti i Policisë Speciale me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit.

Sipas zëdhënësit të Prokurorisë së Shtetit, Vukas Radonjiç, prokurori special është arrestuar për shkak të dyshimeve se në periudhën nga mesi i vitit 2020 deri në vitin 2022 ka kryer veprën penale të krijimit të organizatës kriminale dhe disa vepra tjera penale të keqpërdorimit të detyrës.

 “Prokuroria Speciale e Shtetit do ta informojë publikun për veprimet e saj të mëtejshme dhe gjendjen e procedurës, dhe posaçërisht theksoj se organet shtetërore, mediat, shoqatat e qytetarëve, figurat publike dhe personat e tjerë janë të detyruar t’i përmbahen prezumimit të pafajësisë dhe deklarimi i tyre publik për procedurën është në zhvillim e sipër, të mos cenohen rregullat tjera të procedurës dhe të drejtat e personit ndaj të cilit zhvillohet procedura.”- ka thënë Radonjiç.