Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Arben Ahmetaj përfitoi udhëtime nga Klodian Zoto i inceneratorëve, Rama i lidhur me aferën. SPAK të veprojë menjëherë


Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i ka bërë jehonë zbulimit të disa emaileve, sipas të cilave ish-ministri i FInancavee izh-zv.kryeministri Arben Ahmetaj kishte përfituar dhjetëra udhëtime nga Klodian Zoto, një nga pronarët e kompanisë që fitoi koncesionin e inceneratorëve.

Bardhi shkruan në Facebook se korrupsioni i Edi Ramës e qeverisë së tij me aferën e inceneratorëve po qartësohet disa-ditës.

Ai i bëri thirrje SPAK-ut që të veprojë menjëherë pas daljes së fakteve të fundit. Bardhi thekson më tej se nëse provat e mësipërme kanë qenë pjesë e doses së inceneratorit të Elbasanit, fshehja apo mosveprimi nga ana e SPAK-ut janë provë e dështimit së tij me çështjen.

Në fund Bardhi bën thirrje që aferës së inceneratorëve t’i shkohet deri në fund.

“Korrupsioni i Edi Ramës dhe Qeverisë së tij me aferën e inceneratorëve po qartësohet dita-ditës. Sot në media kanë rrjedhur disa dokumenta sesi banda e inceneratorëve kishte paguar me dhjetra udhëtime të ish-zëvendësit të Edi Ramës, në kohën kur ka qenë Ministër i Financave. Mijëra euro shpenzime të përfituara nga Arben Ahmetaj dhe të padeklaruara prej tij (një vepër tjetër penale) janë prova të qarta dhe të pakontestueshme korrupsioni, për të cilat SPAK duhet të veprojë menjëherë. Nëse ato fakte kanë qenë realisht pjesë e dosjes hetimore të inceneratorit të Elbasanit, fshehja e tyre dhe mosveprimi nga ana e prokurorisë është prova më domethënëse e dështimit të SPAK me atë çështje. Aferës së inceneratorëve duhet ti shkohet deri në fund. Qeveria e Edi Ramës ka vepruar si një organizatë e mirëfilltë kriminale dhe SPAK duhet ta hetojë si të tillë.” – shkruan Bardhi.