Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka njoftuar mëngjesin e 9 dhjetorit se është takuar me ministrin e Mbrojtjes të Serbisë dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Kjo pas plagosjes së një polici në Veri të Kosovës.
“Gjatë natës dhe mëngjesit me ministrin e Mbrojtjes Millosh Vuçeviç dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Milan Mojsiloviç… nuk ka dorëzim!”- ka shkruar Vuçiç në Instagram. Por ai nuk dha ndonjë detaj se për çfarë u diskutua.
View this post on Instagram
Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, ka paralajmëruar se Vuçiç këtë të premte do të kishte një sërë takimesh të rëndësishme në 24 orët e ardhshme para fjalimit të tij.
Siç shkruan Novosti, Presidenti i Serbisë nesër në orën 19:00 do t’i drejtohet publikut lidhur me situatën e fundit në Kosovë.
Ai ka paralajmëruar se do të tregojë letrat publike, dokumentet dhe fotografitë dhe do të informojë kombin për gjithçka që ka ndodhur në ditët e mëparshme në veri të Kosovës.