Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Pa Erdoganin, muret e Europës nuk do të qëndronin në këmbë


Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në forumin botëror TRT në Turqi, Stamboll. Gjatë fjalës së tij në forum, Rama vlerësoi ish kancelaren gjermane Angela Merkel që i hapi derën emigrantëve në Gjermani por shtoi se pa presidentin turk Erdogan “muret e Europës nuk do të qëndronin në këmbë”.

Ai e bëri këtë deklaratë ndërsa fliste për luftën në Ukrainë dhe rrezikun rus dhe e konsideroi Turqinë si “çelësin” për stabilitetin në Europë.

“Është gjithnjë një ndjesi e veçantë rikthimi në Stamboll. Dhe sinqerisht nuk mund të gjej një vend më vibrues ku dikush mund të flasë për rikthimin e konflikteve gjeopolitike. Kjo lidhet pjesërisht me faktin qe Turqia ka një politikë multifunksionale në gjeopolitikë. Ka një njohe të thellë të lindjes së mesme dhe Mesdheut dhe shumë i lidhur me Detin e Zi e Azinë qendrore. 

Por, ka të bëjë gjithashtu me rolin e Turqisë në luftën mes Ukrainës e Rusisë, është një shembull model i aktivizimit të moderuar. Ankaraja ka ulur vellon e të qenit anëtare e NATO-s dhe ka veshur petkun e ndërmjetësuesit në luftën në Ukrainë. Po e ndaj me ju bindjen time, se lufta në Ukrainë nuk lidhet vetëm me Ukrainë, por është një agresion ndaj të gjithë komunitetit euroatlantik. Kriza energjetike, inflacioni janë armët me të cilët agresioni rus po sulmon vendet demokratike.

Ndryshe nga pjesa tjetër e Europës, ne Ballkanin perëndimor, ka vende ku mbi 70% popullsisë mendon e Rusia nuk është një agresion dhe se Putini nuk është fajtor, por një lider që mund t’i besohet për sigurinë e kontinentit tonë. Pa Merkelin, nderi i Europës nuk do ishte i sigurt. Ishte ajo që i hapi derën emigrantëve në Gjermani në krizën e madhe të Sirisë. Por, pa Erdogan, muret e Europës nuk do të qëndronin në këmbë.”– tha Rama.