Vendosni fjalën kyçe....

Sondazhi: Ron DeSantis kryeson ndaj Donald Trump me 5 pikë në përplasjen e mundshme në primare


Guvernatori republikan Ron DeSantis kryeson ndaj ish-Presidentit Donald Trump me pesë pikë në një ndeshje të mundshme paraprake në primaret e republikanëve të vitit 2024, sipas një sondazhi të Yahoo News/YouGov të enjten.

Nëse zgjedhjet paraprake do mbaheshin sot, 47 për qind e votuesve të regjistruar republikanë do mbështesnin DeSantis, ndërsa 42 për qind thanë se do mbështesnin Trump.

Sipas sondazhit të YouGov, DeSantis ka humbur 13 pikë në javët e fundit në mbarë vendin. Sondazhi i YouGov nga mesi i nëntorit tregon se DeSantis kryesonte me 18 pikë (51-33 përqind).

Kur votuesit u pyetën asokohe: “Nëse zgjedhjet presidenciale republikane në shtetin tuaj në vitin 2024 për president do mbaheshin sot, për kë do të votonit?”. Trump kryesoi ndaj DeSantis me pesë pikë (35-30 përqind), shkruan Breitbart.

Të anketuarit u pyetën gjithashtu: “Kush mendoni se ka një mundësi më të mirë për të fituar zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2024 për president?” Republikanët e vlerësuan Trumpin me një mundësi më të madhe për të fituar presidencën sesa një tjetër republikan (48-38 përqind).

Kur sondazhi bëri të njëjtën pyetje konkretisht midis Trump dhe DeSantis, 46 përqind e republikanëve thanë se Trump. 41 për qind thanë DeSantis.

DeSantis nuk ka njoftuar nëse do të kandidojë për president. Por pas rizgjedhjes së tij guvernator me gati 20 pikë më shumë se rivali demokrat në zgjedhjet afatmesme nëntor, shumë kanë spekuluar se ai mund të kandidojë për president.

Pas zgjedhjeve afatmesme, Trump njoftoi se do të kandidojë për president.

Sondazhi u krye nga 1 deri më 5 dhjetor 2022, mes 1635 të rriturve.