Një valixhe e cila ishte lënë në derën e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit në Laprakë, ka alarmuar sot qytetarët, punonjësit e institucionit dhe policinë.
Momentalisht forcat e policisë kanë bërë rrethimin e zonës, ndërsa priten forcat xheniere.
Si në raste të tjera, po zbatohet procedura standarde që valixhen ta hapë njësia antieksploziv e RENEA-s.