Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në një nga qendrat më të mëdha tregtare të Rusisë, një i vdekur


Zjarrfikësit rusë po përpiqen të shuajnë një zjarr masiv që ka përfshirë një nga qendrat më të mëdha tregtare në periferi të kryeqytetit, Moskë.

Shërbimet e urgjencës i thanë agjencisë së lajmeve TASS se një roje sigurie u vra nga zjarri.

“Për fat të keq, një u vra (nga zjarri).”- tha Sergey Poletykin, kreu i departamentit të Ministrisë së Emergjencave Ruse për Rajonin e Moskës.

Sipas Poletykin, skuadrat e para të zjarrfikësve mbërritën në vendin e ngjarjes katër minuta pasi u ndez një alarm zjarri.

Rreth 141 zjarrfikës dhe 47 makina zjarrfikëse janë aktualisht të përfshirë në përpjekjet për të shuar zjarrin që deri më tani është vënë nën kontroll në 7000 metra katrorë.

Zjarri çoi në shembjen e një pjese të strukturës.

Komiteti Hetues i Rusisë, i cili heton krimet e mëdha, tha se po shqyrtonte shkakun e zjarrit. Kreu i agjencisë së shërbimeve emergjente të rajonit të Moskës tha se duket se zjarri ishte rezultat i shkeljes së rregullave të sigurisë gjatë punimeve të riparimit në ndërtesë.