Zyrtari i Departamentit Amerikan të Energjisë, Sam Brinton, është akuzuar për vjedhje të bagazheve nga Aeroporti Ndërkombëtar ‘Harry Reid’ në Las Vegas, raportuan mediat amerikane të enjten.
Akuza vjen pasi aktivisti LGBTQ, dhe praktikuesi i parë i stilit të jetesës ‘së hapur gjinore’ në administratën Biden, u fajësua muajin e kaluar për vjedhjen e valixhes së një gruaje nga Aeroporti Ndërkombëtar Minneapolis-Saint Paul.
Zyrtarit 34-vjeçar i është lëshuar një urdhër krimi për akuzat e vjedhjes me një vlerë midis 1,200 dhe 5,000 dollarëve, raportoi të enjten 8 Neës Noë. Brinton është aktualisht zv.ndihmës Sekretar në zyrën e Energjisë Bërthamore të Departamentit të Energjisë të SHBA.
Ende nuk janë dhënë hollësi të tjera për rastin dhe është e paqartë se kur ka ndodhur saktësisht vjedhja e supozuar në aeroportin e Las Vegasit.
Disa javë më parë, Brinton, i cili identifikohet si ‘ato/ata’, pranoi se kishte rrëmbyer çantën e një gruaje nga një karusel në aeroportin e Minneapolis më 16 shtator.
Kjo ndodhi pasi Alpha News raportoi mbi dokumentet e gjykatës që pretendonin se zyrtari ishte kapur në video mbikëqyrje duke rrëmbyer një valixhe ‘Vera Bradley’ me vlerë më shumë se 2300 dollarë.
Brinton fillimisht i mohoi akuzat, duke i thënë policisë në një intervistë se ‘nëse kam çantën e gabuar, jam i lumtur ta kthej atë, por nuk kam rroba nga një individ tjetër. Këto ishin rrobat e mia kur hapa çantën’.
Zyrtari më vonë pranoi se nuk ka qenë ‘plotësisht i sinqertë’, por thuhet se ende nuk ia ka kthyer çantën e vjedhur viktimës, pavarësisht se ishte udhëzuar nga policia për ta bërë këtë. Departamenti i Energjisë thuhet se i është përgjigjur incidentit duke e lënë Brinton në pushim.