Vendosni fjalën kyçe....

Alizoti: Zgjedhjet në Shqipëri problem, janë bashkuar mafia me shtetin. Primaret prodhojnë garë


Deputeti i PD-së Tomor Alizoti akuzoi kryeministrin Rama se përdor krimin e organizuar, lekët e drogës e mediat për të vjedhur zgjedhjet.

I ftuar në rubrikën ‘Kjo Javë’ në News24, demokrati tha se qytetarët duhet të protestojnë për atë që po ndodh në vend, si një mënyrë për të rritur presionin ndaj qeverisë.

“Problemi i zgjedhjeve në Shqipëri është se është bashkuar mafia me shtetin. Kemi bërë denoncime në polici për njerëz të botës së krimit dhe policia nuk vinte, vjen për të kapur hallexhinj. Ramës i duhen këta njerëz për dhunë e para për intimidim. Ai do marrë televizionet më të mëdha në vend e do ti përdorë deri më 15 maj për të krijuar një perceptim. Protesta është zemërim, ndjesi. Duhet rebelim, nëse shëtit kryeministri me avionë, shqiptarët të rrinë në aeroport. Nëse shqiptarët mendojnë se njerëzit janë mirë protesta nuk ka se nuk i bën dot vetëm opozita, ndryshe të dalin në rrugë. Në demokraci qeveritë ikin me zgjedhje por protesta, bënë Kinën të tërhiqej për Covidin. Kur njerëzit dalin shumë dhe protestojnë do e marrin bereqetin e tyre.” – tha Alizoti.

Ai vlerësoi më tej primaret në PD duke thënë se prodhojnë garë, pavarësisht problemeve të shfaqura duke qenë se është hera e par që u zhvilluan në Shqipëri.

“Primaret janë diçka shumë e mirë në koncept por mos prisni të jenë perfekte që në herën e parë. Primaret prodhojnë garë e vënë në akth edhe kandidatin, si herë e parë ka probleme. Në politikë po nuk pati Primare e gara, kthehet në parti burokratike. Natyrisht që ka probleme, por në rastin e Tiranës, për herë të parë futën një njeri fisnik nga shoqëria civile në politikë. Të gjithë kanë hyrë nëpërmjet kryetarit të partisë, ashtu si edhe unë. E pash gjestin e zotit Alimehmeti si fisnikëri. Akte të tilla e pasurojnë politikën shqiptare dhe kriza në PD është se nuk tërhiqet asnjëri. Ai i dha një leksion PD. Do të doja të unifikoheshin përballë garës që vjen jo vetëm në Tiranë por në të gjithë Shqipërinë. Demokratët duhet të kapërcejnë veten, Shqipëria është shumë më keq se në 2013.” – tha ai.