Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Vuçiç kërkon luftë të re në Kosovë, komuniteti ndërkombëtar ta çojë në Gjykatën e Hagës për genocid e krime lufte


Kreu i PD-së Berisha ka denoncuar deklaratat e presidentit serb Vuçiç për futjen e trupave serbe në Kosovë se janë thirrje për luftë.

Në një shënim në Facebook, kryedemokrati thotë se Vuçiç po kërkon një konflikt të ri në Ballkan. Ai e akuzon lidershipin serb se kërkojnë të destabilizojnë veriun e Kosovës duke përdorur forcat special, ato paramilitare e bandat kriminale me mercenarët rusë të grupit  Wagner.

“Serbomadhi Aleksander Vuçiç po luan me zjarrin! Deklarimi i tij për futjen e 1 mijë ushtarëve serb ne Kosovë është thirrje luftënxitëse. Të dashur miq, Presidenti i Serbomadhisë, Putini i vogël, po i bie këto kohë brirëve të konfliktit të ri në rajon. Paramilitar, forca speciale e tij dhe banda kriminale me mercenarët e Ëagner po bëjnë gjithçka të destabilizojnë veriun e Republikës së Kosovës. Çdo natë vendosin eksplozive, shkrepin breshëri kundër forcave të   Policisë së Kosovës që sigurojnë rendin, jetën dhe veprimtarinë normale të banorvë të zonave të Veriut të Kosovës. Këta kriminelë kanë plagosur me armë zjarri anëtarë në detyrë të forvave policore të Kosovës, bllokojnë rrugë dhe djegin makina. E gjithë kjo veprimtari subversive, kriminale e Beogradit ndaj Kosovës udhëhiqet direkt nga serbomadhi Aleksander Vuçiç apo Putini i vogël i cili ka shndërruar Serbinë, sot me shumë se kurrë, në Rusi të vogël në prapavijë shumë të rrezikshme të Rusisë në mbështetje të agresionit të saj barbar ndaj Ukrainës dhe ambicieve të Putinit në Ballkan.” – shkrua Berisha.

Kreu i PD-së shton më tej se Vuçiç, i cili duhet të dalë para Gjykatës së Hagës si ministër i Sllobodan Milosheviçit gjatë genocidit në Bosnjë e Kosovës kërkon luftë në Kosovë përmes qëndrimeve të tij.

Berisha thekson se në këtë ndërmarrje, Vuçiç ka mbështetjen e presidentit rus Putin e kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Në fund ai shpreh mbëshetjen për autoritetet e Kosovës, sovranitetin e integritetin e Kosovës teksa dënon përpjekjet e Vuçiç për të ndezur konflikt të ri në rajon.

“Këto ditë Aleksander Vuçiç, vendi i të cilit është në Gjykatën e Hagës si Geobels i Millosheviçit dhe frymëzues dirket i genocidit serb në Bosnje dhe Kosovë, deklarohet për futjen e 1000 ushtarëve serb në Kosovë. De facto ai deklarohet për fillimin e një konflikti të ri në Kosovë. Në këto deklerata luftënxitëse ai mbeshtet jo vetem nga padroni i tij në Kremlin, por edhe nga vasali i tij në Tiranë, Edi Rama i cili është një armik i vërtetë i kombit shqiptar dhe mbrojtes i shpifur i qëndrimit të padronit të tij ndaj Rusisë.

Duke mbeshtetur në emër te Partisë Demokratike, fuqimisht, autoritet e Kosovës, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, dënoj me ashpërsinë më të madhe përpjekjet e presidentit të serbomadhisë Vuçiç për të ndezur flakët e nje konflikti të ri në rajon. Gjithashtu i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të vendos atë sa me shpejt para Gjykatës dhe ligjit ndërkombëtar për genocid dhe krime lufte si kusht themelor që të vendoset paqe e qëndrueshme në rajonin tonë.”­ – mbyll shënimin Berisha.