Vendosni fjalën kyçe....

Dosjet e Twitter zbulojnë më shumë marrëveshje të fshehta të FBI-së me drejtuesit e kompanisë


Agjencitë federale amerikane punuan ngushtë me moderatorët e Twitter për të bllokuar atë që ata e panë si ‘dezinformim’ gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Ekzekutivët bënë përpjekje të mëdha për të pastruar disa përmbajtje që ata i konsideronin të rreme dhe të rrezikshme, pas takimeve gjithnjë e më të shpeshta me organet e zbatimit të ligjit dhe inteligjencës, sipas pjesës së tretë të publikuar të dosjeve të Twitter-it.

Botuar të premten nga gazetari Matt Taibbi, korniza e dosjeve përfshin mesazhe nga ish-kreu i Sigurisë në Tëitter, Yoel Roth, duke zbuluar se atij po i mbaronin emrat ‘gjenerikë’ për të maskuar takimet e tij gjithnjë e më të rregullta me zyrtarët federalë përpara zgjedhjeve të vitit 2020.

Një tjetër mesazh flet për ‘sinkronizimin javor’ të Roth me zyrtarë nga FBI, Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) dhe Zyra e Inteligjencës Kombëtare (ODNI), duke sugjeruar se ai u këshillua me agjencitë me për të diskutuar ‘sigurinë e zgjedhjeve’.

”Mesazhi përmend gjithashtu një ‘takim mujor’ me Task Forcën e Ndikimit të Jashtëm të FBI-së (FITF), një njësi e krijuar për të ‘identifikuar dhe kundërvepruar operacionet e ndikimit të huaj keqdashës që synojnë Shtetet e Bashkuara”, në vazhdën e fitores presidenciale të Donald Trump në 2016.

FBI madje shkoi aq larg sa të raportonte postimet individuale në Twitter që mendohej se ishin problematike, në një rast duke i kërkuar Tëitter-it të censuronte një ish-zyrtar republican, me sa duket vetëm në bazë të një artikulli të Politifact. DHS, ODNI dhe ‘disa OJQ që nuk janë akademike’ u përfshinë gjithashtu në proces.

Një kanal i veçantë u krijua më 8 tetor 2020 për drejtuesit e lartë si Roth, shefi i Politikës Vijaya Gadde dhe avokati i lartë Jim Baker – i cili më parë ka punuar si këshilltar i përgjithshëm për FBI-në – për të bashkërenduar vendimet në lidhje me zgjedhjet.

Gazetari hulumtues Taibbi filloi publikimin e ‘Dosjeve Twitter’ në mënyrë të vazhdueshme në bashkëpunim me gazetarë të tjerë javën e kaluar, pasi kishte marrë autorizim direkt nga pronari i ri i platformës, Elon Musk.

Grupi i parë i regjistrimeve u përqendrua në vendimin e Twitter për të ndaluar një histori të diskutueshme të New York Post mbi marrëdhëniet e biznesit me kompani të huaja të djalit të atëhershëm të kandidatit demokrat Joe Biden, Hunter, botuar në tetor 2020.

Pas bllokimit të historisë së laptopit, Twitter shkoi më tej kur disa javë më vonë, pezulloi përfundimisht llogarinë e Donald Trump pas ngjarjeve në Capitol.