Vendosni fjalën kyçe....

Franca ia del në fund, Anglia ‘merr valixhet’


Franca është kualifikuar në gjysmëfinalen e botërorit rë Katarit pas fitores 2-1 ndaj Anglisë në superndeshjen e mbrëmjes.

Kombëtarja e ‘3 luanëve’ kishte një mundësi të artë të barazonte pak minuta para fundit por kapiteni Kane humbi nga pika e bardhë e 11-metërshit në minutën e 84’ ndërsa kishte shënuar më herët në minutën e 54’ me 11-metërsh duke barazuar përkohësisht rezultatin.

Goli i parë për francezët u shënuar nga Tchouameni në minutën e 17’, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë anglezët e shtuan presionin duke fituar një 11-metërsh që u shndërrua në gol nga Kane.

Më herët sot Maroku shkroi historinë si ekipi i parë afrikan që kualifikohet në një botëror futbolli pasi eliminoi Portugalinë. Franca do ndeshet me Marokun në gjysmëfinalen e 14 dhjetorit. më 13 dhjetor, Kroacia e Argjentina, që u kualifikuan dje do përballen me njëra-tjetrën në gjysmëfinalen tjetër.