Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata Federale bllokon përgjithmonë urdhrin e Biden për tranzicionin gjinor


Një gjykatë federale e apelit ka bllokuar përgjithmonë urdhrin e administratës Biden për mjekët dhe spitalet që do i detyronte ata të kryenin procedurat e tranzicionit gjinor kundër ndërgjegjes së tyre.

Gjykata e Apelit e Qarkut të Tetë është qarku i dytë që bllokon urdhrin, pasi Qarku i Pestë vendosi në mënyrë të ngjashme në fillim të këtij viti në çështjen ‘Aleanca Françeskane kundër Becerrës’.

Paditësit, një koalicion spitalesh katolike, një universitet katolik dhe murgesha katolike që drejtojnë klinikat e kujdesit shëndetësor për të varfërit, u përfaqësuan nga Fondi Becket për Lirinë Fetare.

“Qeveria federale nuk ka punë t’i detyrojë mjekët të shkelin ndërgjegjen e tyre që të kryejnë procedura të diskutueshme që mund të dëmtojnë përgjithmonë pacientët e tyre.” – tha në një deklaratë për shtyp zëvendëspresidenti dhe këshilltari i lartë i Becket, Luke Goodrich.

“Ky është një vendim i arsyeshëm që mbron pacientët, përputhet me praktikën më të mirë mjekësore dhe siguron që mjekët të mund të ndjekin betimin e tyre të Hipokratit duke mos bërë asnjë dëm.”

Pasi trashëgoi urdhrin nga administrata e Obamës, administrata Biden u përpoq të detyronte mjekët të kryenin operacione ‘të tranzicionit gjinor’ dhe të jepnin ilaçe bllokuese të pubertetit, ilaçe të hormoneve të ndërsjella seksuale dhe procedura të tjera.

Më herët, administrata Biden kërcënoi spitalet dhe mjekët që nuk pajtoheshin me urdhrin se di ndëshkoheshin me miliona dollarë dënime financiare.

Në një telefonatë mediatike të premten pasdite, Goodrich tha se ‘vendimi i sotëm është një fitore e madhe për lirinë fetare, por jo vetëm për lirinë fetare, por për sensin e shëndoshë dhe gjykimin e shëndoshë mjekësor’.

“Fitorja e sotme vendos një precedent të rëndësishëm që profesionistët fetarë të kujdesit shëndetësor janë të lirë të praktikojnë mjekësinë në përputhje me ndërgjegjen e tyre dhe gjykimin profesional me përvojë.” – tha Goodrich.

Administrata Biden ka 45 ditë për t’i kërkuar një paneli të plotë gjyqtarësh të Qarkut të Tetë që të rishikojnë çështjen ose 90 ditë për të apeluar në Gjykatën e Lartë të SHBA.

Goodrich tha në deklaratën e tij se dyshon se administrata Biden do e apelojë vendimin.