Gazetari sportiv amerikan Grant Wahl ka vdekur në mënyrë të papritur mbrëmjen e kaluar teksa mbulonte ndeshjen mes Holandës dhe Argjentinës në Katar.
Ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij, i vëllai beson se e kanë vrarë.
Eric Whal publikoi një video në Instagram për të thënë se ai është homoseksual dhe se kjo është arsyeja pse i vëllai gazetar më herët gjatë turneut kishte veshur një këmishë me ngjyrat e ylberit, për të kauzat e grupeve LGBT në Katar, ku homoseksualiteti është i paligjshmëm.
“Emri im është Eric Wahl. Unë jetoj në Seattle, Washington. Unë jam vëllai i Grant Wahl. Unë jam homoseksual.”- tha ai në videon e postuar në llogarinë e tij në Instagram. “Unë jam arsyeja pse ai veshi fanellën e ylberit në Kupën e Botës. Vëllai im ishte i shëndetshëm. Ai më tha se kishte marrë kërcënime me vdekje. Nuk besoj se vëllai im sapo ka vdekur. Besoj se është vrarë. Dhe unë thjesht kërkoj çdo ndihmë.”
Për të qenë të qartë, nuk ka asnjë konfirmim se përse vdiq gazetari, megjithëse vëllai i tij është i tronditur nga ngjarja.
Siç kanë raportuar autoritetet, Grant Wahl, 48 vjeç, u rrëzua kur filloi koha shtesë në ndeshjen Argjentinë-Holandë të premten mbrëma.
Raportet e para sugjerojnë se ai mund të ketë pasur një atak në zemër, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Muajin e kaluar, Wahl u arrestua nga autoritetet e Katarit pasi u përpoq të hynte në një stadium i veshur me një këmishë ylberi, në mbështetje të të drejtave LGBT.
Just now: Security guard refusing to let me into the stadium for USA-Wales. “You have to change your shirt. It’s not allowed.” pic.twitter.com/TvSGThMYq8
— Subscribe to GrantWahl.com (@GrantWahl) November 21, 2022