Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka reaguar sërish mbi luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Pas editorialit të publikuar më herët, ajo ka kujtuar vlerësimin që DASH ka bërë një ditë më parë për SPAK.
Në një postim në Twitter, ambasadorja Kim shton se presin më shumë rezultate nga SPAK-u gjatë vitit 2023.
“Kënaqësi të shoh se si SPAK vlerësohet për arritjet e tij gjatë vitit 2022. Presim edhe më tepër arritje gjatë vitit 2023.
Me asistencën e Shteteve të Bashkuara, Shqipëria krijoi një Organ të Posaçëm Kundër Korrupsionit si një organ i ri elitar për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Muajt e fundit, SPAK ka arrestuar ish-ministra, deputetë në detyrë, gjyqtarë, polici, prokurorë, kryebashkiakë dhe krerët e krimit të organizuar.”- shkruan Kim.
Great to see @SPAK_Albania recognized for its accomplishments in 2022. Looking forward to more results. https://t.co/GOP4SPvhmo
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) December 10, 2022