Kosova ka mbyllur pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak që lidhin vendin me Serbinë.
Vendimi vjen pas tensioneve të ditëve të fundit në veri të Kosovës dhe pas shtyrjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri.
Policia e Kosovës u bëri thirrje qytetarëve që kërkojnë të lëvizin mes dy vendeve, të përdorin pika të tjera kufitare.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, mbyllja e dy pikave kufitare është masë paraprake për të rritur sigurinë pas protestave të sotme të serbë në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok.
Serbët u tubuan në komunat veriore pas arrestimit të një serbi, ish-polic i Kosovës i cili dyshohet se ka lidhje me shëprthimet në veri ditët e fundit. Ata vunë barrikada në rrugë duke bllokuar qarkullimin.
Pas një mbledhjeje pasditen e sotme mes presidentes Vjosa Osmani e partive politike u vendos shtyrja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri për në 23 prill 2023.
Osmani akuzoi ‘bandat kriminale’ në veri se marrin urdhra nga presidenti serb Vuçiç dhe se kërkojnë destabilizimin e vendit.