Vendosni fjalën kyçe....

Ministri Sveçla: Dy serbë të arrestuar për sulmet ndaj Policisë në Veri të Kosovës


Ministri i Punëve të Brendshme, të Kosovës Xhelal Sveçla, ka deklaruar se janë arrestuar dy persona brenda dy ditëve të fundit, lidhur me sulmet ndaj zyrtarëve policorë në Veri.

“Sulmet që cënojnë sigurinë e vendit tonë, ndaj qytetarëve dhe ndaj zyrtarëve policorë janë të pa pranueshme. Duhet angazhim i gjithsecilit që kryesit e këtyre veprave, pa dallim etnie, të sillen sa më parë para drejtësisë.

Policia e Kosovës dje ka arrestuar një qytetar të etnisë serbe për sulm ndaj zyrtarëve policor dhe sot është arrestuar një tjetër qytetar i etnisë serbe i cili po ashtu ka qenë në kërkim për sulme ndaj zyrtarëve policor.

Siç edhe jemi zotuar në vazhdimësi, lufta jonë kundër krimit dhe rritja e sigurisë për qytetarët pa dallim nuk kanë alternativë. Do të vazhdojmë angazhimin maksimal që të gjithë kryesit e veprave kriminale e terroriste të sillen para drejtësisë.

Me përkushtimin e të gjitha institucioneve, gatishmërinë e zyrtarëve policor dhe bashkëpunimin qytetar, do ia dalim mbanë.”– shkruan Sveçla në Facebook.

Ky njoftim vjen pas një sulmi me armë zjarri më 9 dhjetor zjarri ndaj zyrtarëve policorë. Personi me inicialet M.A u arrestua në Jarinjë, në veri të Kosovës, ku gjendet një prej pikëkalimeve kufitare midis Kosovës dhe Serbisë.

Sulmi i fundit ndaj Policisë vjen në kohën e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, teksa autoritet zgjedhore në Kosovë po vazhdojnë përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat në veri.