Vendosni fjalën kyçe....

Osmani akuza të forta Serbisë: Bandat kriminale në veri i marrin urdhrat nga Vuçiç, duan destabilizim


Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka akuzuar ato që i quajti ‘banda kriminale’ në veri të vendit, të cilat nn urdhrat e presidentit serb Vuçiç kërkojnë të destabilizojnë vendin.

Ajo e bëri deklaratën teksa njoftoi shtyrjen e zgjedhjeve në veri të vendit të cilat ishin lajmëruar më herët për në dhjetor.

Osmani theksoi se ato do mbahen në prill 2023 ndërsa shtoi se Policia e Kosovës i ka të gjitha mundësitë për të garantuar sigurinë dhe rendin në çdo cep të vendit.

“Kishim dakordancë të plotë për muajin prill. Dua të potencojë një gjë të rëndësishme që të gjithë përfaqësuesit e partive politike treguan përgjegjshmëri të lartë në raport me atë që është më e shenjta dhe më e rëndësishmja në vendin tonë, e që është jeta e qytetarëve tanë, e cila duhet të sigurohet dhe të mbrohet më çdo kusht. Përkundër faktit që Policia e Kosovës ka kapacitete të nevojshme, mos të harrojmë që aktivitetet e bandave kriminale në veri kanë arritur që të frikësojnë qytetarët tanë deri në masën që ata të mos të ndihen të lirë që të marrin pjesë në zgjedhje. Prandaj edhe pjesëmarrja do të mund të ishte jashtëzakonisht e ulët për shkak të frikës nga tensionet dhe sulmet.” – tha Osmani