Vendosni fjalën kyçe....

Osmani njofton shtyrjen e zgjedhjeve në veri: Do mbahen në prill 2023


Kosova ka vendosur shtyrjen e zgjedhjeve në veri të vendit.

Presidentja e vendit Vjosa Osmani theksoi se zgjedhjet do mbahen në muajin prill 2023 ndërsa shtoi se data e saktë do bëhet publike nesër.

“Diskutuam rreth datës më të përshtatshme dhe kohës së përshtatshme dhe në fund me konsensus të plotë, pas propozimit tim erdhëm në konkluzion që të shtyhen për muajin prill të vitit 2023, kurse data e saktë e muajit prill, sonte ose më largu nesër në mëngjes do t’i tregohet publikut.” – tha Osmani.

Shtyrja e zgjedhjeve vjen pas kërkesës së bërë nga një zyrtar i lartë amerikan, i cili deklaroi dje se duke pasur parasysh tensionet në veri të vendit, zgjedhjet duhen shtyrë. Ditën e sotme serbët e Kosovës janë mbledhur në Rudar e Leposaviç duke bllokuar rrugët. Ata protestojnë kundër arrestimit të ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiç, i cili dyshohet se ka lidhje me shpërthime në veri të Kosovës para dy ditësh.