Vendosni fjalën kyçe....

Panik në qytetin gjerman, disa persona të marrë peng në qendrën tregtare


Policia gjermane ka evakuuar njerëzit nga një qendër tregtare në qytetin lindor të Dresdenit, pas raporteve për një person të armatosur që merrte pengje.

DW shkruan se autoritetet po komunikojnë me pengmarrësin e dyshuar nëpërmjet telefonit pasi ai dyshohet se u bllokua brenda një dhome të qendrës tregtare.

“Departamenti i Policisë së Dresdenit aktualisht po kryen një operacion në qendër të Dresdenit. Sfondi është dyshimi për një situatë pengjesh.”- tha departamenti i Policisë në një deklaratë.

Policia tha gjithashtu se tregu aty pranë i Krishtlindjeve Striezelmarkt ishte mbyllur dhe u kërkoi vendasve të qëndronin larg zonës.

Më vonë ata konfirmuan se trupi i një gruaje 62-vjeçare është gjetur në një banesë në lagjen Prohlis dhe se gruaja ishte nëna e të dyshuarit 40-vjeçar.

Disa media lokale thanë se burri i armatosur fillimisht ishte përpjekur të hynte në ndërtesën e Radio Dresdenit dhe kishte qëlluar me armë përpara se të shkonte në qendrën tregtare Altmarktgalerie.