Vendosni fjalën kyçe....

Pas Berishës, edhe Meta takohet me Mesiç: Miqësia shqiptaro-kroate i ka rrënjët e forta historike


Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, ish-presidenti kroat Stipe Mesiç është pritur në një takim nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ky i fundit ka publikuar një foto ku shihet bashkë me Mesiç, dhe flet për rëndësinë e miqësisë shqiptaro-kroate.

Ai nuk harron të urojë Mesiç për kualifikimin e kombëtares kroate në gjysmëfinalet e Kupës së Botës.

“Miqësia shqiptaro-kroate ka jo vetëm rrënjë të forta historike por fuqizohet falë kontributeve të vazhdueshme të personaliteteve të shquara si ish-Presidenti Stipe Mesić. Shumë urime Kroacisë edhe për kualifikimin si një nga 4 ekipet e Botërorit që do ndeshen për Kupën e Botës.”- shkruan Meta krahas fotos me Mesiç.

Presidenti kroat dy ditë më parë u takua me kreun e PD-së Sali Berishën ndërsa dënoi sulmin ndaj tij në protestën e 6 dhjetorit.