Policia spanjolle ka ndërmarrë një operacion në Atlantik, ku ka ndaluar një anije brenda të cilës u gjetën disa ton kokainë.
Sipas medieve spanjolle, janë arrestuar anëtarët e ekuipazhit të anijes, pa u përcaktuar qartë numri i tyre.
Po ashtu nuk dihet as sasia e drogës së sekuestruar. Megjithatë sipas hetimeve, pas kësaj qëndron “një celulë e mafies shqiptare me qendër në Galicia dhe Amerikën e Jugut”.