Vendosni fjalën kyçe....

Tensione të larta në veri të Kosovës, serbët vendosin barrikada në rrugë


Serbët në veri të Kosvoës kanë nisur të bllokojnë rrugët në Rudar, pranë Zveçanit. Ata u kanë bërë thirrje punonjësve të arsimit e shëndetësisë që t’i bashkohen protestës.

Sipas mediave locale, shkak për tubimin është bërë arrestimi i serbit Dejan Pantiç në Jarinjë, i cili dyshohet se ka lidhje me shpërthimet në veri.

Ai ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës  por u largua pak javë më parë bashkë me serbët e tjerë në shenjë proteste pas përplasjeve Prishtinë-Beograd lidhur me reciprocitetin e targave. serbët në Rudar kanë vendosur kamionë në rrugë e tre ambulance.

Përveç Rudarit, grumbullime serbsh janë vërejtur edhe në Leposaviq, shkruajnë mediat në Kosovë. Një pjesë e personave të tubuar janë të maskuar.