Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç do i kërkojë KFOR-it të lejojë vendosjen e ushtrisë e policisë serbe në veri të Kosovës


Presidenti serb deklaroi mbrëmjen e sotme se do i kërkojë KFOR-it të lejojë vendosjen e frocave ushtarake e policore serbe në veri të Kosovës.

Ai e bëri pohimin pas takimit me zyrtarë të institucioneve ndërsa shprehu bindjen se kërkesa nuk do pranohej.

“Ne u dakordësuam sot për tekstin që t’i dërgojmë një kërkesë komandantit të KFOR-it, në përputhje me Rezolutën 1244, për të siguruar dislokimin e pjestarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në territorin e Kosovës dhe Metohisë. Vendimi i qeverisë për këtë çështje do merret të hënën ose të marten.” – tha Vuçiç gjatë një konference për shtyp.

Ai shtoi se KFOR do gjente arsye të ndryshme për të mos e lejuar këtë gjë. sipas tij, Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së i jep të drejtën Serbisë të kthejë forcat e saj në Kosovë.

Deklarata e Vuçiç vjen pas tensioneve të ditëve të fundit në veri të Kosovës. Pak ditë më parë atje ndodhën disa shpërthime ndërsa sot serbët bllokuan rrugët duke vendosur barrikada.

Më herët Policia e Kosovës  arrestoi ish-efektivin e saj serb Dejan Pantiç, pasi akuzohet se ka lidhje me shpërthime në veri.

Pas tensionimit të gjendjes, presidentja Osmani mblodhi në një takim të jashtëzakonshëm krerët e partive politike, ku u vendos shtyrja e zgjedhjeve në veri për në 23 prill 2023.

Osmani akuzoi ‘bandat kriminale’ në veri se marrin urdhra nga presidenti serb Vuçiç dhe se kërkojnë destabilizimin e vendit.