Vendosni fjalën kyçe....

Barazim dramatik në Durrës, Erzeni shënin dy gola në kohën shtesë e ‘frenon’ Partizanin


Një ndeshje me shumë emocione e gola është zhvilluar në stadiumin ‘Niko Dovana’ të Durrësit ku Erzeni i vendit të tretë e Partizani i kreut barazuan 3-3.

Shijakasit shënuan të parët në minutën e 9’ e Patrick ndërsa pesë minuta më vonë kryeqytetasit barazuan me Carën. Me nisjen e pjesës së dytë Partizani e rriti ritmin duke shënuar dy herë me Rrapajn në minutën 48’ e Skukën në minutën 55’.

Kur u duk se fitorja e Partizani ishte vulosur, Erzeni shënoi dy gola të shpejtë në shtesë duke barazuar rezultatin. Në ndeshjet e luajtura më herët sot Kukësi u mund nga Teuta ndërsa Bylisi u mposht në shtëpi prej Laçit.

Nesër luhen ndeshje Vllaznia-Egnatia e Tirana-Kastrioti me bardheblutë që kanë një mundësi të mirë të marrin kreun e renditjes duke përfituar nga hapi fals i Partizanit.