Komisioni Evropian po planifikon të luftojë mashtrimin tatimor dhe evazionin në sektorin e kriptove, duke i detyruar të gjithë ofruesit e shërbimeve të aseteve dixhitale të raportojnë transaksionet që përfshijnë klientët që banojnë në BE.
Tani për tani po zhvillohet një mekanizëm për të detyruar kompanitë jashtë bllokut të zbulojnë zotërimet e përdoruesve. Sipas KE-së, autoriteteve tatimore u mungon informacioni i duhur për fitimet e mbajtësve të kriptove, duke kufizuar të ardhurat tatimore që rrjedhin nga sektori.
Rregullat e propozuara, të njohura si Direktiva e tetë për Bashkëpunimin Administrativ (DAC8) synojnë të marrin miliarda euro taksa nga asetet e kriptove të fshehura jashtë vendit.
Sipas vlerësimeve të KE-së, shtetet anëtare humbën 93 miliardë euro në vitin 2020 nga të ardhurat e TVSH-së, një e katërta e të cilave mund t’i atribuohet mashtrimit.
Propozimi, i cili vjen në përputhje me rregullat e reja të raportimit, do ketë nevojë për miratimin njëzëri të 27 vendeve anëtare të bllokut. Ai pritet të hyjë në fuqi në janar 2026.