Vendosni fjalën kyçe....

Berisha në 32-vjetorin e themelimit të partisë: PD gardiane e avoate e pamposhtur e interesit dhe çështjes kombëtare


Kryedemokrati Berisha deklaroi gjatë fjalës së tij në 32-vjetorin e themelimit të PD-së se ajo ka qenë e do jetë ruajtëse dhe avokate e pamposhtur e interesit dhe çështjes kombëtare.

Ai tha se PD u themelua si parti e lirisë, e të shtypurve, e vlerave demokratike dhe ekonomisë së tregut dhe se ajo ka qenë lokomotivë e proceseve integruese.

“PD u themelua 32 vite më parë si parti e lirisë e njerëzve më të shtypur. U themelua si parti e vlerave demokratike dhe ekonomike së tregut. Gardiane dhe avokate e pamposhtur e interesit kombëtar dhe çështjen kombëtare. Kjo parti arriti rezultate të jashtëzakonshme dhe të dëshmohet lokomotivë e proceseve integruese europiane.” – tha Berisha.

Ai shtoi më tej se në zgedhjet e 25 prillit 2021, besimi i qytetarëve u tradhtua për interesa meskine që synonin shndërrimin e PD-së në levë e aleate të Edi Ramës.

“Në zgjedhjet e 25 prillit besimi i popullit shqiptar u tradhtua për interesa meskine që PD të shndërrohej në aleate e PS dhe Edi Ramës. Demokratët ndoshta qanin me ngashërim për rezultatin që morën, në krye të opozitës bëheshin plane për bashkëqeverisje me Ramën.” – shtoi Berisha.