Çmimi i Bitcoin mund të bjerë deri në 5,000 dollarë vitin e ardhshëm në një surprizë tregu për investitorët, tha banka shumëkombëshe ‘Standard Chartered’, siç citohet nga Decrypt, një faqe interneti që mbulon kriptovalutat.
Parashikimi u bë si pjesë e një liste vjetore të skenarëve të mundshëm që grupi bankar me bazë në Mbretërinë e Bashkuar beson se tregjet mund të anashkalojnë.
“Rendimentet mund të bien së bashku me aksionet e teknologjisë dhe ndërkohë që shitja e Bitcoin ngadalësohet, dëmi është bërë.” – tha Eric Robertsen, kreu global i kërkimit në ‘Standard Chartered’, në një shënim për klientët e parë nga media.
“Gjithnjë e më shumë firma dhe shkëmbime kriptosh e gjejnë veten me likuiditet të pamjaftueshëm, duke çuar në falimentime të mëtejshme dhe një kolaps të besimit të investitorëve në asetet dixhitale.”
Analisti vuri në dukje se skenarët disi të skajshëm ‘kanë një probabilitet jot ë vogël për të ndodhur në vitin e ardhshëm dhe janë materialisht jashtë konsensusit të tregut ose pikëpamjeve tona bazë’.
Rënia e çmimit të Bitcoin mund të përkojë me një rritje të çmimit të arit, tha Robertsen, potencialisht me 30% në 2,250 dollarë për ons, ‘pasi kriptovalutat bien më tej dhe më shumë kompani kriptosh u nënshtrohen shtrëngimeve të likuiditetit dhe tërheqjeve të investitorëve’.
Analisti i Standard Charted tha se ari mund të rikthehet si një ‘strehë’ e sigurt, me investitorët që dynden drejt mallit për stabilitet në kohërat e paqëndrueshmërisë së tregut. Bitcoin tashmë ka rënë më shumë se 60% këtë vit pas një vargu kolapsesh të profilit të lartë në hapësirën e kriptomonedhës dhe veçanërisht falimentimit të shkëmbimit të madh të kriptove FTX.
Infektimi nga pasojat e FTX është përhapur në treg kohët e fundit, duke dëmtuar besimin e investitorëve në kriptomonedhat. Të mërkurën, Bitcoin po tregtohej me rreth 16,800 dollarë për monedhë.