Vendosni fjalën kyçe....

“Do t’ju vras të gjithëve” – Ekzekutohen 3 gra dhe plagosen 4 persona të tjerë në një lokal në Itali pas sherrit për pronën


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Itali, ku një person i armatosur ka qëlluar me armë në një lokal, duke vrarë tri gra dhe plagosur disa persona të tjerë.

Mediet në shtetin fqinj rapotojnë se ngjarja ka ndodhur në një lokal në via Monte Giberto, në Romë.

Vrasësi është identifikuar si Klaudio Campiti, 57 vjeç dhe është neutralizuar nga karabinierët që kanë ndërhyrë në vend. Ai u çarmatos, u arrestua dhe u dërgua për t’u marrë në pyetje. Paraprakisht dyshohet se Campiti ishte futur me armë në lokal pranë një agjencie imobiliare, pas një konflikti për motive pronësie.

Pasi hyri në lokal, i dyshuari qëlloi menjëherë në drejtim të bordit të organizatës që drejtonte takimin për të diskutuar lidhur me ndarjen e një prone. Disa prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në rrëfimet e para nga dëshmitarët, u tha se Campiti hyri në mbledhje duke bërtitur “do t’ju vras ​​të gjithëve”.