Vendosni fjalën kyçe....

Ekspozimi i censurimit nga Twitter i historisë së laptopit të Hunter Biden, Republikanët falënderojnë Elon Musk


Republikanët amerikanë kërkojnë që pronari dhe shefi i Twitter-it, Elon Musk, të dëshmojë para Komisionit të Mbikëqyrjes së Kongresit vitin e ardhshëm.

Duke zbuluar sesi paraardhësit e tij censuruan historitë që dëmtonin familjen Biden para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, Musk tashmë i ka bërë ‘një shërbim të madh’ komitetit republikan, tha për Neë York Post kryetari i ardhshëm, Kongresmeni James Comer.

“Unë kam kontaktuar me Elon Musk përmes kanaleve të ndryshme për t’i thënë atij se do donim që ai të dilte përpara komitetit.” – tha Comer.

“Jam shumë i sigurt se ai do japë më shumë informacion dhe është i mirëpritur të vijë përpara komitetit. Ne do të hapim tapetin e kuq për Elon Musk.” – shtoi ai.

Në javët e fundit përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, Twitter ndaloi shëprndarjen e shkrimeve të New York Post lidhur me një laptop që i përkiste djalit të kandidatit demokrat Joe Biden, Hunter. Historia dhe shkrimet që pasuan, pretenduan se Hunter Biden fitoi potencialisht dhjetëra milionë dollarë përmes kompanive të huaja mes të cilave kishte biznesmenë meksikanë, kinezë dhe ukrainas.

Dokumentet e publikuara nga Musk javën e kaluar treguan se disa nga ish-drejtuesit e lartë të Twitter-it – duke përfshirë kreun ligjor Vijaya Gadde, shefin e sigurisë Yoel Roth dhe këshilltarin e përgjithshëm Jim Baker, e censuruan qëllimisht historinë dhe hoqën postimet e lidhura me zgjedhjet në emër të FBI-së dhe agjencive të tjera të qeverisë.

Zbulimet e Musk zbuluan gjithashtu se moderatorët e Twitter fshinin rregullisht përmbajtjen me kërkesë nga ‘ekipit i Biden’ dhe planifikonin pezullimin e llogarisë së Donald Trump muaj më parë.

“Musk po i bën një shërbim të madh Komitetit të Mbikëqyrjes dhe vetë Amerikës duke zbuluar të gjitha emailet dhe korrespondencën gjatë zgjedhjeve presidenciale 2020 mes fushatës Biden, Komitetit Kombëtar Demokratik dhe Twitter.” – shtoi Comer. Ai shtoi se Gadde, Roth dhe Baker janë thirrur të gjithë për të dëshmuar për rolin e tyre në operacionin e censurës.

Comer dhe kryetari i ardhshëm i Komitetit Gjyqësor të Kongresit, Jim Jordan, njoftuan muajin e kaluar se ata do udhëheqin një hetim të dyfishtë mbi marrëdhëniet e biznesit të jashtëm të familjes Biden dhe politizimin e pretenduar të Departamentit të Drejtësisë nga Presidenti Biden, kur republikanët të marrin kontrollin e Kongresit në janar.

“Dua të jem i qartë.” – tha Comer në atë kohë.

“Ky është një hetim i Joe Biden dhe këtu do përqendrohet komiteti në Kongresin e ardhshëm.”