Vendosni fjalën kyçe....

Endrit Braimllari: Veliaj hapi portat e Bovillës e përmbyti fshatrat e Krujës


Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn për përmbytjet në fshatrat e Fushë-Krujës.

Ai thotë se Veliaj ka urdhëruar hapjen e portave të liqenit të Bovillës, pa bërë asnjë paralajmërim dhe pa menduar se çfarë do të ndodhte.

“Pasi dy javë më parë hapi dyert e Hidrocentralit të Vaut të Dejës dhe përmbyti gjithë Shkodrën, tashmë historia përseritet në Tiranë dhe Krujë.

Majftuan pak shi gjatë natës dhe Erion Veliaj dha urdhërin që të hapen portat e liqenit të Bovillës pa marrë parasysh se çfarë mund të ndodh me ujin që derdhet prej tyre.”- shkruan ai.

Braimllari thotë se prefektura e qarkut Durrës i ka kërkuar Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile një komunikim me administratorët e Liqenit të Bovillës për të pasur shkarkime të kontrolluara, duke i fajësuar ata për përmbytjet.

Braimllari thotë se Veliaj është duke rrezikuar kështu “pronat dhe jetën e shumë banorëve të tjerë”.

REAGIMI I BRAIMLLARIT

Erion Veliaj hap portat e Bovillës, përmbyten fshatrat e Krujës.

Mazhoranca në pushtet është e paaftë për të menaxhuar emergjencat edhe më të vogla.

Pasi dy javë më parë hapi dyert e Hidrocentralit të Vaut të Dejës dhe përmbyti gjithë Shkodrën, tashmë historia përseritet në Tiranë dhe Krujë.

Majftuan pak shi gjatë natës dhe Erion Veliaj dha urdhërin që të hapen portat e liqenit të Bovillës pa marrë parasysh se çfarë mund të ndodh me ujin që derdhet prej tyre.

Prefektura e Qarkut Durrës njofton sot se si pasojë e shkarkimeve të mëdha nga Bovilla, lumi Ishëm në pjesën e fshatit Marqinë, Njësia Administrative Bubq, ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur toka dhe po rrezikon banesat.

“Prefekti kërkon nga ana e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për një komunikim me administratorët e Liqenit të Bovillës për të pasur shkarkime të kontrolluar.”- thuhet në njoftimin e Prefekturës së Durrësit.

Pra Erion Veliaj me papërgjeshmërinë e tij dhe pa asnjë ekspertizë teknike po kryen një krim, duke rrezikuar pronat dhe jetën e shumë banorëve të tjerë.