Vendosni fjalën kyçe....

KFOR reagon për tensionet në Kosovë: Të gatshëm të përmbushim detyrat


KFOR ka deklaruar se është i gatshëm të përmbushë detyrimet që i përcakton mandati në veri të Kosovës.

Deklarata vjen teksa veriu i Kosovës është përfshirë nga tensione të larta prej disa ditësh, shkruan Lajmi.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, dënoi sulmin ndaj EULEX-it duke theksuar se autorët duhet të mbajnë përgjegjësi. ajo u ka bërë gjithashtu thirrje palëve që të shmangin retorikën provokouese.

“Ne i bashkohemi aleatëve të NATO-s dhe BE-së për të dënuar fuqishëm sulmin me shok-bombë ndaj një patrulle të EULEX-it, mbrëmë. Çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi. Misioni ynë i KFOR-it mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht të gatshëm për ta zbatuar mandatin që ia ka dhënë OKB-ja në Kosovë. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin veprimet dhe retorikën provokuese dhe të kontribuojnë për qetësinë dhe stabilitetin.” – u shpreh ajo.