Udhëheqësi republikan i Kongresit Kevin McCarthy deklaroi se ai do sjellë për të dëshmuar në Kongres 51 agjentët e inteligjencës që nënshkruan një letër që thoshte se historia e laptopit të Hunter Biden, kishte të bënte me ndërhyrje ruse.
Gazetari Brian Kilmeade pyeti: “Ne pamë zbulimet që dolën nga Twitter pasi Elon Musk po demaskon korrupsionin që ekzistonte atje dhe mohimet për të cilat ata dëshmuan. Pra, a keni një lëvizje tjetër që dëshironi të bëni. Ne duam të dëgjojmë dëshmi nga ish-drejtuesit e Twitter dhe entitetet e tjera, por a keni diçka tjetër që dëshironi të thoni.”
McCarthy u përgjigj: “Po. Është skandaloze ajo që po gjejmë. Ne gjithashtu duhet të shkojmë më tej kësaj. Çfarë bënë Facebook e Google, që u kthyen në krahun ndihmës të Partisë Demokratike dhe administratës Biden.”
Ai vijoi më tej: “Ata 51 agjentë të inteligjencës që nënshkruan një letër që thoshte se informacioni i Hunter Biden ishte i gabuar, ishte hakerim rus apo diçka e ngjashme, shumë prej tyre kanë leje sigurie. Ne do i nxjerrim para komisionit. Unë do t’i bëj ata të dëshmojnë. Pse e nënshkruan? Pse gënjyen e gënjejnë publikun amerikan? Clapper, Brennan? Pse e përdorët detyrën për qëllim politik dhe për të gënjyer publikun amerikan?”