Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shpërndarë në rrjetet sociale disa foto nga takimi i një dite më parë me strukturat e kësaj force politike në Durrës.
Në mesazhin që shoqëron fotot, Meta shprehet se vetëm ndryshimi do bëjë të mundur që zëri i qytetarëve të Durrësit të dëgjohet.
“Fotoalbum nga takimi me strukturat e Partisë së Lirisë në Durrës. Vetëm Ndryshimi do bëjë të mundur që zëri i qytetarëve të Durrësit të dëgjohet.”- shkruan Meta.
Ditën e djeshme në këtë takim, Meta përsëriti akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me projektin e Portit të Durrësit.
Ai theksoi se qeveria ka bërë çmos që të grabisë pronat në bregdet ndërsa e konsideroi projektin si një pastrim parash përmes ndërtimit.
“Projekti nuk është strategjik, por pastrim gjigant parash përmes ndërtimit dhe për të grabitur pronën e shqiptarëve. Kompanitë e kanë informuar Kuvendin se marrëveshje për Portin bie në kundërshtim me marrëveshje koncesionare dhe se Shqipëria mund të detyrohet të paguajë miliona.” – tha dje Meta.