Vendosni fjalën kyçe....

Musk pohon ndryshimin e madh në Twitter


Kufiri i karaktereve për postimet në Twitter do rritet nga 280 në 4,000, konfirmoi të dielën shefi i platformës, Elon Musk, pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Kur u pyet nga një përdorues nëse është ‘e vërtetë që Tëitter ka vendosur të rrisë karakteret nga 280 në 4,000?’ Musk u përgjigj: ‘Po’.

Miliarderi ka shprehur plane të ngjashme edhe më parë. Në fund të nëntorit, ai tha se zgjerimi i kufirit të karaktereve në 1000 ishte në ‘listën e tij parësore’.

Në kohën e fillimit të tij në 2006, kufiri i karaktereve të Twitter arrinte vetëm në 140 karaktere për një postim, me 20 të tjera të rezervuara për emrin e përdoruesit.

Në nëntor 2017, gjiganti i mediave sociale filloi të lejojë 280 karaktere për mesazh, duke përmendur një pabarazi në gjatësinë e postimeve midis gjuhëve të ndryshme. Ai gjithashtu pranoi se kufizimi frenonte aftësinë e përdoruesve për të shprehur mendimet e tyre.

Që kur Musk përfundoi blerjen e tij prej 44 miliardë dollarësh të Twitter në fund të tetorit, ai ka nisur një sërë reformash për të riformësuar platformën e mediave sociale.

Në muajt e fundit, miliarderi, i cili e përshkruan veten si një ‘absolutist i fjalës së lirë’, ka hequr ndalimin e disa figurave të profilit të lartë, përfshirë ish-presidentin e SHBA Donald Trump. Në fund të nëntorit, Twitter gjithashtu tërhoqi politikat e tij që kërkonin të trajtonin dezinformatat e lidhura me Covid-19.

Kohët e fundit, Musk publikoi të ashtuquajturat ‘Twitter Files’ duke detajuar përpjekjet e kompanisë për censurë. Grupi i parë i dokumenteve tregoi se si gjiganti i mediave sociale mori vendimin e tij për të kufizuar raportimin e New York Post mbi një grumbull të dhënash nga laptopi i Hunter Biden, djalit të presidentit të SHBA-së.