Të paktën 20 persona, mes të cilëve katër oficerë policie, u plagosën të shtunën në përleshjet mes protestuesve dhe policisë në qytetin jugor peruan të Andahuaylas në Ande.
Zyra e Ombudsmanit tha në Twitter se po punonte me personelin shëndetësor për të verifikuar nëse të lënduarit kishin marrë “kujdes të duhur mjekësor në spitalin e qytetit“, por nuk dha detaje për lëndimet.
Se espera la decisión de @FiscaliaPeru sobre su situación legal. Verificamos que han recibido atención médica, tienen defensa legal y se comunicaron con sus familiares. Seguiremos monitoreando para que se respeten sus derechos. #LasPersonasPrimero (2/2)
— Defensoría Perú (@Defensoria_Peru) December 11, 2022
Në njoftim thuhet se një numër njerëzish ishin arrestuar, por jo se sa. Ndërkohë, siç shkruan CNN, Policia Kombëtare raportoi se dy oficerë policie që u kapën rob nga protestuesit tani ishin liruar dhe po vlerësoheshin nga personeli mjekësor.
Arsyeja e protestës së së shtunës nuk është ende e qartë, por Andahuaylas është një nga disa qytete në vend ku banorët dolën në rrugë këtë të premte në mbështetje të ish-presidentit Pedro Castillo i cili u rrëzua në fillim të kësaj jave.
Castillo u hoq nga pushteti të mërkurën pasi u përpoq të shpërndante Kongresin e Perusë dhe të thërriste zgjedhje të reja. Ai u arrestua për krimin e dyshuar të “rebelimit” dhe u fajësua nga ligjvënësit brenda një dite të vetme.
Ligjvënësit peruan e përshkruan lëvizjen si një grusht shteti dhe shumica e Kongresit prej 130 personash votuan për shkarkimin e Castillo-s në të njëjtën ditë. Po ashtu brenda ditës u emërua Dina Boluarte në pozitën e lartë.
Presidentja e re e Perusë e përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme të enjten në ditën e saj të parë në detyrë pas rrëzimit dhe arrestimit dramatik të paraardhësit.
Castillo është gjithashtu aktualisht nën një arrest paraprak shtatë-ditor të urdhëruar nga Gjykata e Lartë të enjten, pasi konsiderohet se ka rrezik se mund të arratiset nga vendi.
Castillo është përballur me një kaskadë hetimesh nëse ai e përdori pozicionin e tij për të përfituar veten, familjen dhe aleatët më të afërt. Ai i ka mohuar vazhdimisht të gjitha akuzat dhe ka përsëritur gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me çdo hetim. Ai argumenton se akuzat janë rezultat i një “gjuetie shtrigash” kundër tij dhe familjes së tij nga grupet që nuk pranuan fitoren e tij në zgjedhje.
Zyra e Avokatit të Popullit përsëriti “thirrjen drejtuar popullatës që të mos përdorë mjete të dhunshme gjatë protestave të tyre” dhe i kërkoi Policisë Kombëtare që “çdo veprim për rivendosjen e rendit publik duhet të kryhet brenda kuadrit të ligjit të përdorimit të forcës”.